Vjen reagimi i parë për Xhavit Haliti: A thua pse 20 vjet pas luftës nuk po mundet me përbi ekzistencën e FARK-ut?

Aktuale

Vjen reagimi i parë për Xhavit Haliti: A thua pse 20 vjet pas luftës nuk po mundet me përbi ekzistencën e FARK-ut?

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2019 Në ora: 22:09
Xhavit Haliti

Menjëherë pas deklaratës së Xhavit Halitit i cili në një emision televiziv e bëri pak më parë për FARK-un, ka ardhë reagimi i parë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka hedhur poshtë mundësinë e ekzistimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Për këtë Haliti është shprehur se nuk është në dijeni që ndonjëherë ka pasur FARK pasi sipas tij nuk ekziston as një argument i vetëm për këtë punë.

Është deputetja e LDK-së, dhe e bija e veprimtarit Enver Malokut, Doruntina e cila thotë se, edhe 30 vjet pas luftës, Xhavit Haliti nuk po mundet me përbi vemprimtarinë dhe ekzistencën e FARK-ut.

“Edhe 20 vjet pas luftës, Xhavit Haliti s'po mundet me e përbi veprimtarinë e madje as ekzistencën e FARK-ut.

Bile, për mos me e pranu këtë të vërtetë, po thotë se për Kosharen s'ka haber! A thua pse s'po flet për Kosharen?”, shkruan Maloku në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Image

Xhaviti Haliti ka thënë se, nuk ka marr pjesë në betimin e FARK-ut, pasi konsideron se nuk ka pas FARK.

“Nëse e kanë pas uniformën e UÇK-së nuk kanë mundur të jenë FARK. Nuk pranova të shkoj në betimin e të quajturve FARK. Nuk kanë pasur njerëz, nuk kanë pasur as armatim. Në territorin e Kosovës nuk ka pas FARK”, ka deklaruar Haliti.

Kurse, e ka quajtur të glorifikuar numrin prej 1200 serbëve të vrarë nga serbët në Betejën e Koshares dhënë nga ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Hysen Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat