Vranë 46 shqiptarë, dënohen me vetëm 15 vjet burg

Aktuale

Vranë 46 shqiptarë, dënohen me vetëm 15 vjet burg

Më: 17 prill 2019 Në ora: 23:27
Pamje nga videoja

Gjykata e Lartë e Beogradit, dënoi me vetëm 15 vjet burg, Rajko Kozlinin. La të lirë Pavle Gavrilloviqin

Hapja e kësaj dere, i sjell shumë kujtime.

Në oborrin e shtëpisë së vëllait të Hysen Gashit, forcat paramilitare serbe, ia vranë mizorisht 16 anëtarë të familjes.

Por, tmerri i asaj dite për banorët e fshatit Terrnje të Suharekës, nuk u ndal me kaq.

Me 25 mars te vitit 1999, po në këtë fshat, forcat paramilitare serbe vranë edhe 6 anëtarë të tjerë të kësaj familje, duke çuar numrin në 22 viktima.

Ndërsa të vrarë mizorisht atë ditë, mbeten gjithsej 46 shqiptarë.

Hysen Gashi, të cilit ia vranë prindërit, gruan me tre fëmije si dhe vëllain me dy djem, tregon momentin kur ia vranë familjarët.

“Babën ma kanë vra kshtu, grun kshtu me fmi”.

Gashi thotë që mizoria serbe shkoi deri në atë masë, saqë djalin 10 vjeçar.

“Djali i ka pas 6 plumba, ne vete”.

E kur u larguan nga shtëpia, Hyen Gashit, para syve ia vranë edhe djalin e vëllait, Arbenin.

“Jena kane qitu, plumbi ka rrok ëitu, tani e ka rrok Arbenin. Nana e tij ka nejt edhe 1 ore me to..”

E autorët e këtij krimi nuk janë të panjohur.

Pikërisht për këtë masakër, Departamenti për krime të luftës së Gjykatës së Lartë të Beogradit, dënoi me vetëm 15 vjet burgim, Rajko Kozlinin.

Ai  u gjet fajtor për vrasjen e 15 shqiptarëve në Terrnjë të Suharekës, dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Kurse ai që sipas banorëve ishte në cilësinë e komandatit, Pavle Gavrilloviq, u la i lirë.

E dikush që vitin 2016 kishte marrë guximin të dëshmoj kundër këtyre krimeve mizore në Beograd, thotë që ky dënim është shumë i ultë.

“Pak o, njo e kane denu, aty kane marre pjese shume veta”.

Milaim Gashit, serbët ja vranë gruan dhe pesë të afërm të tjerë.

Ndërsa tregon për një moment, kur mendoi që ai më gjithë familjen e tij do të vriten.

“Bumen e kane hap deren, e ka shti mrena, jom kane me 12 anetare te familjes”.

Banorët e Ternjes thonë që ishte pikërisht Pavle Gavrilloviq është ai që dha urdhër të kryheshin këto vrasje.

Madje sipas banorëve vet Gavrilloviq kishte urdhëruar që askush të mos mbetej i gjallë në këtë vend.

E të ulët dënimin, e ka quajtur edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd (FDH).

Ata përmes një komunikate për opinionin kanë thënë se ky vendim, në lidhje me krimin e kryer në Tërnje, është i gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat