Vucic kërcënoi, Haradinaj kundërpërgjigjet

Aktuale

Vucic kërcënoi, Haradinaj kundërpërgjigjet

Më: 18 prill 2019 Në ora: 00:01
Ramush Haradinaj, Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic ka dhënë datën 6 maj si afat të fundit për t’u hequr taksa ndaj mallrave serbe nga Prishtina. Ai madje ka kërcënuar se nëse deri me këtë datë Prishtina nuk vepron, atëherë Serbia do marrë masa, raportojnë mediat serbe.

Ultimatumit të Vuçiqit, iu kundërpërgjigj Kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri është kundërpërgjigjur: “Në vend të ultimatimeve, t’i kthehemi tavolinës dhe të arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke. Deri tani ulimatumet, kërcënimet nuk japin rezultatet e duhura në Ballkan.”

Ai në një intervistë ka thënë se nuk e di saktë se për çfarë masash po auludon Serbia, por pret pajtim dhe njohje reciproke në kufijt ekzistues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat