Edhe nëse paga minimale bëhet 700 euro, është vonë: Të rinjtë po ikin nga Kosova

Aktuale

Edhe nëse paga minimale bëhet 700 euro, është vonë: Të rinjtë po ikin nga Kosova

Më: 18 prill 2019 Në ora: 00:57
Pamje nga ikja nga Kosova

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ngritja e pagës minimale në Kosovë nuk ngjallë shpresë të punëtorët e sektorit privat, pasi që këta të fundit e kanë ndarë mendjen për të ikur jashtë vendit.

Azemi, në “Dossier D” ka thënë se ngritja e pagës minimale në sektorin privat tashmë është veprim i vonuar dhe vështirë se mund të ketë efekt.

“Vërtet edhe nëse sot punëtorëve të sektorit privat u ofrojmë pagë 700 ose 1,000 euro është e kotë sepse në mendjen e punëtorëve të sektorit privat ka hyrë rrugëtimi për të ikur jashtë, sepse ka humbur shpresa dhe dinjiteti i këtyre punëtorëve”.

Ai shtoi se institucionet shtetërore nuk janë marrë seriozisht me këtë çështje pavarësisht vërejtjeve që sindikata u ka tërhequr.

“Defakto kjo më nuk do të jetë pagë minimale por pagë e pleqve sepse tanimë shumica e të rinjve kanë ikur ose po ikin dhe Kosova tashmë po zbrazet”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat