Presion i ShBA-ve dhe gjermanëve në Vuçiqin: Ndaloni lobimin për tërheqjen e njohjeve!

Aktuale

Presion i ShBA-ve dhe gjermanëve në Vuçiqin: Ndaloni lobimin për tërheqjen e njohjeve!

Nga: F.B Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:35
Liderët botërorë

Uashingtoni dhe Berlini me javë janë duke bërë presion të madh në presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq që Beogradi në ndonjë mënyrë të kthej vullnetin e mirë të shqiptarëve, që ata të heqin taksat në mallrat serbe dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve - mëson "Novosti" transmeton “Bota Sot”.

Një ndër propozimet e shenjës së “vullnetit të mirë” që në mënyrë jo formale e kanë thënë diplomatët është shteti serb dhe kreu i saj të heqin dorë nga lobimi i suksesshëm i tërheqjes së njohjeve të Kosovës, rezultat i së cilit lobim është tërheqja e njohjeve nga 13 vende?!

Porosi të këtilla dhe takimet si ky që do mbahet me 29 prill në Berlin vetëm janë “ mbulesë tymi” në atë që fuqitë e mëdha dhe Prishtina presin nga ne: që me bindje, qoftë edhe indirekt të pranojmë pavarësinë e Kosovës.

Në këto argument të palës serbe, se shqiptarët nuk kanë përmbushur asnjë obligim nga marrëveshja e Brukselit dhe se duhet bëjnë hapin e tërheqjes së taksës , kryesisht vijnë përgjigje arrogante se: "Kur Serbia do të kuptoj se rrota e historisë ka shkuar në drejtim tjetër dhe nuk mund të kthehet prapa."

Në kuadër të kësaj loje të rrezikshme që si duket si qëllim ka fajësimin e Beogradit për pozicionin pat të bisedimeve ose në shkallën më të ultë se dy palët janë fajtore është lëshimi i informatës për planin e sovranitetit të dyfishtë në Kosovë, që kinse kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron i kanë ofruar Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat