Daçiq: "Vuçiqin në Berlin do ta shtrëngojnë, takimi është organizuar pa dije të BE-së"

Aktuale

Daçiq: "Vuçiqin në Berlin do ta shtrëngojnë, takimi është organizuar pa dije të BE-së"

Nga: F.B Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:43
Ivica Daçiq

“Vuçiqin në Berlin e presin presione të mëdha në lidhje me Kosovën, prandaj janë me rëndësi takimet që do ketë në Peking me krerët e Rusisë dhe Kinës” ka thënë ministri Daçiq.

Ai në një intervistë në TV Pink transmeton “Bota Sot” ka thënë se presioni ka të bëjë me kuadrin e përmbajtjes së marrëveshjes me Prishtinën, por gjithsesi " do të kulmoj në presionin  në Serbinë që të vazhdoj dialogun pa marr parasysh a i heq Prishtina taksat apo jo ".

Daçiq tha se takimi në Berlin organizohet nga kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Makron ku janë ftuar edhe liderët e gjashtë vendeve ballkanike, ka zgjuar konfuzion në BE dhe ky takim është organizuar pa dije të Brukselit dhe shefes së diplomacisë evropiane Mogerinit he anëtareve tjera të BE-së.

Ai duke theksuar se Vuçiq po përballon presione të mëdha, ndër tjera edhe për ndaljen e lobimit të Beogradit në vendet tjera për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, nënvizoi se takimet e 25 e 26 prillit me kreun e Kinës dhe Rusisë në Peking janë shumë me rëndësi pasi ata janë aleat të ngushtë të Serbisë.

Daçiq ka potencuar se në botë shpesh plasohen dezinformata se Rusia e Serbia kanë qëndrime ndryshe për Kosovën, gjë që nuk është e saktë, sepse ministri i jashtëm rus Lavrov dje ka përsëritur se Rusia do mbështes secilën zgjidhje të cilën Serbia e konsideron me interes për te.

"Lavrov më tha se në takimin e 26 prillit do I kushtohet vëmendje e madhe bisedimeve mes dy vendeve dhe problemeve që kanë ", tha ai.

Ministri i jashtëm theksoi se stabiliteti i brendshëm është me rëndësi në pozitën e bisedimeve me Kosovën dhe shtoi se secila situatë jo stabile krijon pasqyrë të paqëndrueshmërisë dhe varros pozitën e Beogradit në procesin e bisedimeve.

"ka pas shumë motive të fotografisë negative të Serbisë, se është krijuar përshtypja se ka dilema dhe nuk ka mbështetje të qytetarëve dhe kjo përkeqëson pozitën e Serbisë” tha Daçiq

Ai tha se pozicioni aktual është dukshëm më i mirë se para 5 viteve, kur askush nuk na ka pyetur për asgjë, por kemi bërë atë që kanë menduar e dashur të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat