Dita Ndërkombëtare e vajzave në TIK mbahet më 26 prill

Aktuale

Dita Ndërkombëtare e vajzave në TIK mbahet më 26 prill

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:02
Fondacioni

Ipko Foundation, RIT Kosova (A.U.K) Training and Development Institute - TDI dhe Kosovo United States Alumni- KUSA, po organizojnë konferencën “Girls in ICT”, në ditën ndërkombëtare të vajzave, e cila kontribuon direkt në edukimin e qindra vajzave në fushën e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit, përmes folësve inspirues, punëtorive interaktive dhe panairit të punës.

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK do të mbahet më 26 prill në kampusin e RIT Kosova.

Në këtë konferencë do të ketë të ftuar folës lokal dhe ndërkombëtar, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, OJQ dhe individë të cilët janë të përfshirë në fushën e teknologjisë informative, ku të gjithë punojnë drejt fuqizimit dhe përfshirjes së vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat