470 mijë euro për zgjedhjet në veri

Aktuale

470 mijë euro për zgjedhjet në veri

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 470 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave në veri, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe kërkesa e planit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa për ndarjen e mjeteve financiare për punën shtesë të stafit lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore ku u ndanë mbi 18 mijë euro.

Qeveria po ashtu votoi propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit të infrastrukturës "Zgjerimi i rrugës nacionale N25.2 hyrja Gjilan”.

Gjatë kësaj mbledhje të qeverisë, Burim Ramadani është emëruar koordinator nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat