Paralajmron Zeka: Do t’i publikoj kontratat ‘top sekrete’ të Telekom

Aktuale

Paralajmron Zeka: Do t’i publikoj kontratat ‘top sekrete’ të Telekom

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:26
Pamje nga telekomi

Telekomi i Kosovës nuk i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin me kontrata Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri theksoi se përfundimisht menaxhmenti i Telekomit ka dorëzuar një pjesë të dokumentacionit, por jo të tërin. Kontrata e cila nuk është dorëzuar, sipas Ymerit është edhe ajo e marketingut dhe e qeras.

Ai tha se Telekomi duhet t’i dorëzoj të gjitha kontratat e kërkuara, 13 kontratat me palë të treta dhe shtoi se fushëveprimi I këtij Komisioni duhet të jetë hetimi i problemeve kryesore që e kanë sjell Telekomin në prag të falimentimit.

Ymeri: Kontrata më problematike në Telekom është ajo me Z-mobile

“Natyrisht ne nuk mund të zgjerohemi, sepse nuk kemi kohë e as mundësi që të hetojmë çdo gjë që nuk është në rregull në ato kompani. Andaj, duhet të ndalemi te ato kontrata që kanë krijuar probleme më të mëdha. Ne në listë nuk i kemi futur të gjitha kontratat e PTK-së, i kemi identifikuar 13 me palë të treta, të cilat mund të jenë shkaktar kryesor. Jam dakord që t’ia dërgojmë një letër prokurorisë që ta tregoj se cilat prej tyre kontratave i ka ne hetim, por kjo prapë neve nuk na e ndal pjesën tonë të punës, e prokuroria e bën punën e vet. Këtu dëmin më të madh e ka shkaktuar kontrata me ‘Z-mobile’, për mua gjëja më arsyeshme me vlerësua, është kjo”, tha Ymeri. 

Armend Zemaj, anëtar, tha se mosplotësimi i dokumentacionit për Komisionin Hetimor, ka dyshime për t’i ikë përgjumësisë. Ai shtoi se për tenderamoninë në PTK ka pasur edhe vrasje.

Zemaj: Për tenderë në PTK ka pasur edhe vrasje

“Çështja e tenderëve ne PTK, dihet edhe botërisht, ka marrë edhe jetën e njerëzve. është rasti edhe i Elvis Pistës, për të cilin dyshimet që kemi parë dhe janë dëgjuar dhe janë drejtuar, pikërisht është për tenderamoni. Kështu që unë e di që është specifike, është e rëndë. Nuk është e lehtë as për neve, e as për ata që tash kanë ardhur në një pozitë që dikush tjetër i ka bërë këto gjëra paraprakisht. Por, ne është e mundur të bëjmë punën tonë ashtu siç na përcakton ligji dhe Kushtetuta”, tha Zemaj.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu bëri të ditur se pjesa e dokumentacionit të dorëzuar nga menaxhmenti i  Telekomit në këtë komision janë me vulë ‘top sekret’.

Ndërsa, deputeti i Nismës Milaim Zeka tha se nëse këto kontrata ose dokumentet kanë vulë ‘top sekret’ nga menaxhmenti i Telekomiit, do t’i bëjë publike.

Zeka: Do t’i publikoj kontratat ‘top sekrete’

“Unë si anëtar i Komisionit kur të përfundojmë këtë hetim, personalisht do të angazhohem që gazetarët të dinë çdo informacion dhe çdo kontratë që nuk shkruan me vulën ‘top sekret’, unë kam me ua dhënë. Që nuk e ka prej gjykatës ‘top sekret’, do t’i publikoj, pranoj edhe në burg të shkoj”, paralajmëroi Zeka.

Ai theksoi se për keqpërdorimet siç tha ai të mëdha që kanë ndodhur në Telekom, ky menaxhment duhet ta sjellë të gjithë dokumentacionin me kontrata.

Ndërsa, deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar që të sqarohet me vendim se a duhet të hetohen kontratat, të cilat kanë përfunduar hetimet në prokuroi.

Deliu-Kodra: Duhet të përcaktohemi nëse duhet trajtuar rastet e mbyllura

“Është mirë të ketë një vendim të qartë se a do të merremi edhe me rastet e mbyllura që janë trajtuar dhe kanë përfunduar fazën hetimore, apo do t’i trajtoj vetëm ato për të cilat ka argumente që ne si Komision të merremi detajshit”, tha Deliu-Kodra.

Edhe deputeti Shkumbin Demalija theksoi se lëndët, të cilat nuk kanë përfunduar në prokurori të hetohen deri në fund nga ana e këtij komisioni. 

Demalija: Të dihet çfarë është hetuar nga gjykatat

“Ajo çka është detyrë e jona, kur e thashë konkretisht për rastet gjyqësore, unë nuk thash që nuk duhet të ketë qasje aty. Interes i hetimit është të dihet se çka është hetuar prej shtetit në Postë. Jam për hetime dhe t’i shkohet deri në fund, se nuk jam duke e mbrojt askënd”, tha Demalija.

Komisioni pa praninë e mediave ka shqyrtuar emrat e ekspertëve që do të angazhohen për hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat