Ministri Shala në Business Talks: Përkrahja e prodhuesit vendor - top prioritet imi

Aktuale

Ministri Shala në Business Talks: Përkrahja e prodhuesit vendor - top prioritet imi

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:48
Ministri Kujtim Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me ftesë të Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare ka qenë folës në platformën “Business Talks”, ku ka bashkëbiseduar me bizneset, duke treguar për prioritetin kryesor që është mbështetja e prodhuesve dhe fuqizimi i tyre.

Shala ka theksuar se prioritet absolut në mandatin e tij ka qenë, është dhe do të mbetet përkrahja e prodhimit vendor.

“Jam thellësisht i bindur se me një sektor privat të qëndrueshëm dhe konkurrent dhe një prodhimtari kualitative ne mund ta zhvillojmë ekonominë dhe ta rrisim prodhimit duke forcuar shtetin. Vendimet e MTI-së kanë prek direkt prodhuesin tonë, fermerin tonë në përgjithësi ekonominë e vendit tonë dhe si rezultat i vendimeve tona, i shohim këto me rritje të numrit të të punësuarve, me rritje të kualitetit të prodhimit”, theksoi Shala.

Ministri ka folur edhe për investime të huaja, duke përmendur ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Investime Strategjike që kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për të investuar në Kosovë.

“Për më tepër jam shumë i entuziazmuar t’ju tregoj që tashmë kemi filluar me implementimin e ligjit për investime strategjike që ka hyrë në fuqi në 2017, dhe viti 2018 ka shkuar për shkak të një udhëzimi administrativ që ka qenë shumë i vështirë për t’u plotësuar nga bizneset. Me marrjen e detyrës në tetor të vitit të kaluar, kam iniciuar procedura për ndryshim të këtij udhëzimi dhe ka hyrë në fuqi në janar të këtij vitit, dhe nga ajo kohë kemi 12 biznese që kanë aplikuar apo janë në proces të aplikimit. Një vetëm e ka marrë statusin e investitorit strategjik “Sowi Kosovo LLC” që planifikon investimin e 169 milionë eurove në energji me erë dhe është investimi më i madh direkt në Kosovë nga një investitor privat”, tha Shala.

Ai po ashtu ka folur edhe për ofertën e bërë gjigantit gjerman për prodhimin e veturave “Volkswagen”, që u vlerësua nga të pranishmit si rasti i parë që një ministër merr hapa konkretë për ta ftuar një investitor të huaj.

Po ashtu Shala përmendi faktin se Gjermania është partneri kryesor ekonomik i Kosovës dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe përmes Odës Gjermano-Kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat