Haradinaj: I fundit e lëshoj kontratën nëse partnerët e koalicionit duan ta bëjnë atë

Aktuale

Haradinaj: I fundit e lëshoj kontratën nëse partnerët e koalicionit duan ta bëjnë atë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se do jetë i fundit që do e prish kontratën me koalicionin qeverisës, por në anën tjetër ka treguar se nuk ua ka frikën zgjedhjeve.

Kreu i  Qeverisë u shpreh se partia që ai udhëheqë është e gatshme për zgjedhje nëse ndonjëri prej partnerëve do ta prish marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Haradinaj: Nuk e di kur do shkojmë në zgjedhje, AAK e gatshme

“PDK është parti politike i ka proceset legjitime të veta të brendshme, është legjitime një parti me pas kandidat për kryeministër , pra është krejt legjitime edhe mendoj se është diçka e shëndetshme a shkojmë në zgjedhje tash kur shkojmë për besë nuk e di. Aleanca kemi thënë nëse partnerët e koalicionit, pra nëse dikush nga ne do me e ndal këtë kontratë edhe ne jemi të gatshëm në çdo kohë, por jemi të respektueshëm ndaj obligimeve që kemi marr. Unë prej natyre i fundit e lëshoj kontratën nuk e lëshoj i pari kurrë, nuk kam tradhtuar ndokënd pa më tradhtuar realisht, nëse ndodh dikush me ndërrua drejtim është e drejtë ta bëjë”, tha kryeministri Haradinaj.  

Haradinaj u shpreh se Samiti i Berlinit ka sjell  disa ndryshime që po vërehen, por që ende sipas tij nuk duhet të merret si diçka finale, teksa theksoi se krimet serbe Kosova nuk i fal edhe pse një gjë e tillë nuk është kërkuar.

Haradinaj:  Kompromisi me Serbinë  është një lloj pajtimi, Kosova nuk i fal krimet

“Nuk mendoj se duhet në ndërkohë pra të marrim diçka si finale ose si të arritur, unë mendoj se kjo është një lloj energjie e re që po ndodh në prag të samitit, pra nuk mendoj se është një finale ose një konkluzë finale, por janë mendime pozicione qëndrime që po jepen nga palë të ndryshme. Ajo që unë mendoj që duhet të ndodh dhe kam thirr që të arrihet një pajtim mes Kosovës dhe Serbisë , pajtimi është kompromis për Kosovën dhe në këtë pajtim pra rezulton edhe njohja....Nuk është se i fal Kosova, në fakt nuk na është kërkuar as kërkimfalja që ne me fal por është një lloj kompromisi, pajtimi njohja e  ndësjell, pra nuk ka njohje vetëm të njëanshme nën kupton e ndërsjellë e kjo është një lloj pajtimi mbi të kaluarën jo për me harruar, nuk është pajtim ligjor që bëjmë amnisti ligjore por është një dhimbje”, tha Haradinaj.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se paga minimale do të rritet, dhe se pret që propozimi i tij që  të rregullohet me koeficient të gjejë përkrahje.

Haradinaj tha se PDK nuk e kundërshton rritjen e pagës minimale, por vetëm kërkon një analizë më të plotë.

Haradinaj: Paga minimale do të rritet

“ Do të ndodh rritja e pagës minimale por duhet të diskutohet edhe sa rritja. Ju e dini që nga viti 2011 nuk ka ndodhur rritja e pagës.  Këshilli Ekonomik Social në të kaluarën ka propozuar 250 euro...Unë e kam propozuar këtë shpresoj që do të arrijmë në dakordim mendoj që do të ishte një zgjidhje e mesit por edhe shumë e mirë për të ardhmen, pra nuk ndodh më rritje në sektor privat e pagës minimale  se me rritjen e pagave në përgjithësi në sektor publik, e lidhim me koeficient“, tha Haradinaj.

Pas mbledhjes së Qeverisë ,kreu i Qeverisë i ka komentuar edhe tubimet me qytetarë të Vetëvendosjes dhe protestën e paralajmëruar, të cilat i ka konsideruar si nervozizëm të këtij subjekti politik për shkak të humbjes së besimit të qytetarëve.

Haradinaj: Tek Vetëvendosje po shihet një nervozizëm

“Në Vetëvendosje është një nervozizëm mendoj edhe për shkak të ndonjë situate të matjes së opinionit me sa kam informata unë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë informata serioze e ka tejkaluar Vetëvendosjen me besim në popull dhe nuk po iu flas mashtrim”, u shpreh Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat