Haxhiu: Haradinaj ka thënë se AAK është para VV? Ku po jeton ti kryeministër?

Aktuale

Haxhiu: Haradinaj ka thënë se AAK është para VV? Ku po jeton ti kryeministër?

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:09
Haxhiu dhe Haradinaj

Deklaratave të kryeministrit, Ramush Haradinaj, se AAK e ka kaluar Vetëvendosjen, me besim në popull”, ka ardhur reagimi i partisë së Albin Kurtit, shkruan Blic.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një bisedë me Gazetën Blic, i ka quajtur qesharake këto deklarime të Haradinajt, derisa e ka pyetur me ironi “se ku po jeton ti”.Haxhiu, tha se Vetëvendosje, është duke u rritur vazhdimisht dhe sipas saj kjo gjë po vërehet edhe në tubimet e saj në teren.

Ajo i quajti ato sondazhe të përgatitura nga zyra e AAK-së, duke thënë se kjo parti së bashku me PDK-në dhe NISMA-n, nuk kanë mundur ta mposhtin Lëvizjen Vetëvendosje.“Lëvizja Vetëvendosje, po e sheh edhe tani nëpër tubime që po i mbajmë se e gëzon një mbështetje të madhe në elektorat dhe kjo mbështetje vazhdimisht është duke u rritur. Ramush Haradinaj, nuk ka mundur ta mposhtë Vetëvendosjen, edhe kur kanë qenë bashkë me PDK-në e NISMA-n e lëre më të vetëm. Ato sondazhe në thonjëza janë përgatitur nga zyret e AAK-së ndoshta, por jo nga burimet ndërkombëtare sic paska thënë ai. Prandaj, unë i them zotërit Haradinaj, hajde shkojmë në zgjedhje edhe e shohim se kush po del para kujt”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Haxhiu vazhdoi përmendi “skandalet” e qeverisë Haradinaj, të cilat sipas saj tregojnë qartë se a mund të ketë mbështetje një qeveri si ajo e kryeministrit Haradinaj.

“Kjo qeveri ka një mori skandalesh të cilat tregojnë mjaftë qartë se sa mund ta ketë mbështetjen në popull një qeveri e tillë. Një qeveri e korruptuar dhe me shumë skandale nuk mund ta ketë mbështetjen në elektorat”, ka përfunduar Haxhiu.Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj, që drejton subjektin politik AAK, në konferencë për media, tha se ata aktualisht renditen para Lëvizjes Vetëvendosje.

“AAK e ka tejkaluar Vetëvendosjen me besim në popull”, ka thënë Haradinaj.“Janë Informata të subjekteve relevante ndërkombëtare. Është më mirë që Vetëndosje të targetojë ku janë defektet por jo të kalojë me kritika në shabllon. Kështu s’mund ta rrisë besimin”.Haradinaj ka thënë se di edhe defektin e rënies së besimit në partinë që drejton Albin Kurti.“Ju ka rënë besimi, zotit Kurit realisht. Nuk kam besuar. Arsyeja më është thënë se është mungesa e folësve që dikur i kanë paraqitur temat”.“Kryesisht sot te ta ka nervozizëm dhe militantizëm, që nuk jepin efekte”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat