E quajtën hyjnor djegien e Notre Dame, serbëve iu kthehet në kundërproduktiv nga Parisi

Aktuale

E quajtën hyjnor djegien e Notre Dame, serbëve iu kthehet në kundërproduktiv nga Parisi

Nga: A.ZH Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:23
Nezir Kraki

Ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris Nezir Kraki, ka thënë se gjesti i Kosovës për ndarjen e 20 mijë eurove për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris, vlen shumë.

Ai ka komentuar raportimet e mediave sebe për “fashizmin gazetaresk serb” që djegien e Notre Dame e quajtën si dënim hyjnor për shkak të perkrahjes së Kosovës.

Kraki ka thënë se pikërisht ky “talent kundërpruduktiv” i Serbisë, i bënë 20 milionë, 20 mijë eurot e ndara nga Kosova për Francën.

Postimi i Krakit:

Mediat franceze raportojnë për fashizmin gazetaresk serb që e quajti djegien e Notre Dame si denim hyjnor për shkak të perkrahjes së Kosovës.

Kjo e bën 20 mijë euroshin tanë 20 milionësh. Serbet kanë talent kunderproduktiv në disa raste.

Kush i ka dy fije mend duhet ta kuptojë që gjesti i Kosovës në këtë rast vlen vërtetë shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat