Veseli: Rezolutë që shteti serb të njihet si shkaktar i krimeve kundër njerëzimit - Bota Sot
Veseli: Rezolutë që shteti serb të njihet si shkaktar i krimeve kundër njerëzimit

Aktuale

Veseli: Rezolutë që shteti serb të njihet si shkaktar i krimeve kundër njerëzimit

Nga: A.M. Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:03
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova nuk do të heshtë ndaj përpjekjeve të Serbisë për të rishkruar historinë e luftës dhe masakrave që ka kryer në Kosovë.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “një rezolutë e tillë do të përkujtonte ngjarjet e dhimbshme për popullin tonë, do të nderonte viktimat e shumta civile dhe do të dënonte kategorikisht çdo përpjekje për ta mohuar apo ndryshuar atë pjesë të errët dhe të dhimbshme të historisë bashkëkohore evropiane”.

Postimi i plotë:

Kosova nuk do të heshtë ndaj përpjekjeve të Serbisë për të rishkruar historinë e luftës dhe masakrave që ka kryer në Kosovë. Me rastin e 20 vjetorit të luftës së Kosovës dhe duke pasur parasysh tendencën e qeverisë së Serbisë për të mohuar krimet e bëra, kam përgatitur një letër drejtuar Parlamenteve të vendeve mike për të kërkuar prej tyre hartimin e rezolutave që në mënyrë zyrtare njohin rolin e shtetit serb si shkaktar të krimeve kundër njerëzimit. Një rezolutë e tillë do të përkujtonte ngjarjet e dhimbshme për popullin tonë, do të nderonte viktimat e shumta civile dhe do të dënonte kategorikisht çdo përpjekje për ta mohuar apo ndryshuar atë pjesë të errët dhe të dhimbshme të historisë bashkëkohore evropiane. Të tilla rezoluta përkujtuese, jo vetëm ndërgjegjësojnë shoqërinë që krimet çnjerëzore si ato të luftës së Kosovës mos të përsëriten më, por i kontribuojnë edhe pajtimit ndëretnik i cili është i pamundur nëse nuk thuhet e vërteta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...