UP është përzgjedhur në mesin e 380 universiteteve më të mira në botë, ja si reagon Vjosa Osmani

Aktuale

UP është përzgjedhur në mesin e 380 universiteteve më të mira në botë, ja si reagon Vjosa Osmani

Nga: Z.B Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:12
Foto

Universiteti i Prishtinës është përzgjedhur një ndër universitetet më të mira në botë, në garë me 380 universitetet më të mira të botës, këta studentë kanë shkëlqyer dhe për këtë nuk ka pasur asnjë reagim përcjell, “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, e cila ka qenë pjesë e e kësaj gare.

“Në garë me 380 universtetet më të mira në botë, këta studentë shkëlqyen duke e rradhitur Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në top 15% të universiteteve garuese në Willem C. VIS, garë nga fusha e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu Vjosa Osmani ka thënë se, ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme që ka punuar me këta student të talentuar .

“Krenari e kënaqësi e jashtëzakonshme për mua e Donikë Qerimin që punuam me këta studentë të talentuar dhe me shumë të tjerë përgjatë këtyre 17 viteve që angazhohemi për këtë sukses e për këtë moment. Falenderim i pafund për GIZ, Qeverinë gjermane dhe UP-në që besuan në ne dhe mundësuan pjesëmarrjen e ekipit të Universitetit të Prishtinës në këtë ngjarje”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo thotë se, e gjithë Kosova, me të drejtë, mburren me të arriturat e të rinjëve tanë në sport e në muzikë. Madje një Kosovë e tërë qohet në këmbë thjeshtë për kualifikim në gara sportive.

“Asnjë reagim i vetëm për këtë performancë historike të studentëve tanë. Asnjë shprehje e mirënjohjes që na zbardhën fytyrën para tërë botës. Që i lanë pa fjalë me prezentimet e tyre profesionistët më të njohur në botë në fushën e drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Në garë me 380 universtetet më të mira në botë, këta studentë shkëlqyen duke e rradhitur Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në top 15% të universiteteve garuese në Ëillem C. VIS, garë nga fusha e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit ndërkombëtar. Për ta kuptuar se sa e jashtëzakonshme dhe çfarë historie është bërë, këtu janë vetëm disa nga Universitetet me famë botërore që ekipi i studentëve tanë të jashtëzakonshëm I LA PRAPA: Yale University, Harvard University, Duke University, Columbia University, Stanford University, Neë York University, Cornell University, Georgetoën University, Northëestern University, Oxford University, Queen Mary University of London, King’s College London, Queen’s University, London School of Economics, e mbi 300 të tjera. Pra, UP u rangua para tyre. Dhe kjo nuk është hera e parë sepse ekipi ynë arriti sukses të ngjashëm edhe në vitin 2017. A nuk është kjo e jashtëzakonshme e historike???

E gjithë Kosova, me të drejtë, mburren me të arriturat e të rinjëve tanë në sport e në muzikë. Madje një Kosovë e tërë qohet në këmbë thjeshtë për kualifikim në gara sportive. Por asnjë reagim i vetëm për këtë performancë historike të studentëve tanë. Asnjë shprehje e mirënjohjes që na zbardhën fytyrën para tërë botës. Që i lanë pa fjalë me prezentimet e tyre profesionistët më të njohur në botë në fushën e drejtësisë. Madje u dasht për një vit të tërë të kërkojmë fonde në mënyrë që të mundësohet pjesëmarrja e tyre në këtë garë pas një vit pune e përgatitjeje të pandalshme. Mos harroni, asnjë shtet nuk ka ecur përpara dhe nuk është zhvilluar vetëm nëpërmjet muzikës e sportit. POR, çdo rast i shteteve të suksesshme e të zhvilluara kanë një të përbashkët: investimin në arsim.
Prandaj, mbani në mend këta emra: Levik Rashiti, Vlera Rexha, Yll Sadiku, Gerta Ragipi, Zgjim Mikullovci, Donika Bunjaku. Suksesi i tyre është dëshmia më e mirë se kur ka meritokraci Kosova mund të ketë sukses. Sepse shkaku i punës së tyre suksesi i Universitetit të Prishtinës u paraqitë para tërë botës – para mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota. Krenari e kënaqësi e jashtëzakonshme për mua e Donikë Qerimin që punuam me këta studentë të talentuar dhe me shumë të tjerë përgjatë këtyre 17 viteve që angazhohemi për këtë sukses e për këtë moment. Falenderim i pafund për GIZ, Qeverinë gjermane dhe UP-ne që besuan në ne dhe mundësuan pjesëmarrjen e ekipit të Universitetit të Prishtinës në këtë ngjarje që me të drejtë nga BBC është quajtuar “Olimpiada e Drejtësisë”.

Lista e plotë e garuesve në këtë link: https://vismoot.pace.edu/site/26th-vis-moot/programme…

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat