Pacolli: Dëshmorët e Prishtinës, dëshmorët e Kosovës, janë vula e lirisë

Aktuale

Pacolli: Dëshmorët e Prishtinës, dëshmorët e Kosovës, janë vula e lirisë

Nga: Z.B Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:16
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli , ka kujtuar dëshmorët e Prishtinës në shënimin e ditës së tyre, përcjell “Bota sot”.

Pacolli përmes një postimi ka shkruar se, dëshmorët e Prishtinës, dëshmorët e Kosovës, janê vula e lirisë

Postimi i plotë:

Në shënimin e ditës së dëshmorëve të Prishtinës, sot kujtojmë të gjitha betejat e kësaj treve, ku sipas shembullit të Komandant Adem Jasharit e Zahir Pajaziti, ranë për tu përjetësuar, dësbmorët e lirisë.

Dëshmorët e Prishtinës, dëshmorët e Kosovës, janê vula e lirisë që e gëzojmë sot e përjetë. Lavdi!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat