Nasim Haradinaj: Brigada që e bëri luftën në Koshare ishte nën urdhrat e Ramush Haradinajt

Aktuale

Nasim Haradinaj: Brigada që e bëri luftën në Koshare ishte nën urdhrat e Ramush Haradinajt

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:12
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, njëri nga komandantët në Betejën e Koshares, ka thënë se Ministri i tanishëm i FSK-së i ka shkelur atij marrëveshjen.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se janë marrë vesh që për Kosharen të flasin vetëm Nasim Haradinaj, Rrustem Berisha dhe Xhafer Gashi.

“Rrustem Berisha nuk e ka realizuar kurrë atë marrëveshje, madje e ka thyer atë marrëveshje…Edhe sot i them, të mos vonohet Rrustem Berisha të ulet me mua, pavarësisht nëse është apo jo ministër”, tha ai.

Nasim Haradinaj ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka qenë i kënaqur me ritmin e luftës në Koshare edhe me të personalisht.

“E dinë ai mirë se katër herë e kam shtyrë mbrapa urdhrin për ta shkarkuar nga detyra e komandantit dhe për ta zëvendësuar. Arsyeja ka qenë të shkarkohet dhe të ec lufta më shpejt. Shtabi i Përgjithshëm dhe Zona e Dukagjinit nuk kanë qenë të kënaqur me ritmin tonë të luftës”.

Zyrtari nga OVL UÇK ka thënë se për Kosharen po folën “broçkulla dhe përralla të cilat po i thurin si po kanë qejf”

Ai thotë se po glorifikohet Beteja e Koshares edhe nga ushtarët e jo vetëm nga komandantët.

“Kjo brigadë ka qenë nën urdhrat e Ramushit. Janë rreshtuar para Azem Sylës, Jakup Krasniqit dhe “Plakut” dhe meje. Edhe Anton Quni edhe Hisen Berisha..”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat