Nasim Haradinaj ironizon: Fisnik Ismaili në luftën e UÇK-së ka mbush bateria

Aktuale

Nasim Haradinaj ironizon: Fisnik Ismaili në luftën e UÇK-së ka mbush bateria

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:57
Nasim Haradinaj

Ish-komandanti i Betejës së Koshares Nasim Haradinaj, që tani është nënkryetar i OVL të UÇK-së ka minimizuar kontributin në luftë të ish-pjesëtarit të UÇK-së tani deputet nga radhët e PSD-së Fisnik Ismaili, duke thënë se roli i tij ka qenë për të mbushur bateri.

Haradinaj, një gjë të tillë e tha në Dukagjini, pasi u përmed një akuzë e Ismailit, se Milaim Zeka si reporter lufte ka përfituar materialisht nga puna e tij.

“Detyra e Fisnik Ismailit ka qenë me i mbush dhe shpraz bateriat”, tha Haradinaj, me ironi.

Tutje, Haradinaj theksoi se Ismaili ka luajtur një rol kyç edhe në parandalimin e përgjimit në thirrje telefonike nga caqe të caktuara, përmes kodimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat