Thaçi: S’ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar

Aktuale

Thaçi: S’ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:20
Hashim Thaçi

Presidenti nuk është shprehur optimist për zhvillimet që mund të dalin nga takimi i Berlinit.

“Në Berlin, s’do do të ketë as varrim as lindje, do të jetë takim krejt rutinor. Nuk do të ketë as propozim për status special. Unë nuk jam optimist, jam realist – e di si shkojnë këto konferenca. Nuk do të ketë mrekulli”, ka thënë Thaçi në Zonën e Debatit.

“S’ka plan gjermano-francez për Kosovën e Serbinë – duhet zbutur pritjet që aty do të ndodhë ndonjë marrëveshje apo plan sekret”.

“Takimi i Berlinit më shumë justifikon vonesat dhe paqartësitë që i kanë kanë brenda vetes shtetet e Bashkimit Europian. Synimi i Berlinit duhet të jetë edhe unifikimi i shteteve të Kuintit”.

“Kur pesë vendet e Kuintit, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia të jenë unike për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të ketë një zgjidhje”.

Thaçi ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa Amerikën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Pa akterët kryesorë, Amerikën dhe Mbretërinë e Bashkuar – s’ka marrëveshje përfundimtare. Ritheksoj se roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”.

“Kosova ka besim të plotë dhe garanci vetëm kur SHBA-ja është prezente dhe mbështetëse. Ky takim në Berlin është i mirëpritur edhe në SHBA dhe ne duhet ta shfrytëzojmë si Kosovë dhe Ballkan Perëndimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat