SHBA e Gjermania po i bëjnë presion Beogradit për ndaljen e lobimit në çnjohjen e Kosovës

Aktuale

SHBA e Gjermania po i bëjnë presion Beogradit për ndaljen e lobimit në çnjohjen e Kosovës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 00:22
Qeveria e Kosovës

Sipas gazetës së Beogradit “Veçernje Novosti”, Washingtoni dhe Berlini po bëjnë presion të madh ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që në njëfarë mënyre “t’i gëzojë” me ndonjë gjë shqiptarët e Kosovës ashtu që ata ta heqin taksën ndaj mallrave serbe dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Në mesin e propozimeve, si shenjë e “vullnetit të mirë”, shkruan kjo gazetë, kreut shtetëror serb, përmes kanaleve diplomatike, është edhe kërkesa që Serbia ta ndalojë “lobimin e saj të suksesshëm të çnjohjes së Kosovës rezultat i të cilit tashmë është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 13 shtete të botës.”

Gazeta shton se në të gjitha “argumentet e palës serbe se kosovarët nuk e kanë plotësuar asnjë kusht dhe se ata do të duhej ta bënin hapin e parë e ta tërheqin taksën arrin përgjigja arrogante: Kur do ta kuptojnë serbët se rrota e historisë ka shkuar në drejtimin tjetër dhe se ajo nuk mund të kthehet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat