Zgjedhjet e 19 majit, në garë PDK, VV dhe Lista serbe

Aktuale

Zgjedhjet e 19 majit, në garë PDK, VV dhe Lista serbe

Më: 19 prill 2019 Në ora: 07:03
KQZ

Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në veri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Më 19 maj do të zgjidhen kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat