Takimi i Berlinit: Thaçi e Vuçiq do dalin të lagur, Merkel do ua thotë troç...

Aktuale

Takimi i Berlinit: Thaçi e Vuçiq do dalin të lagur, Merkel do ua thotë troç...

Nga: N.Sh Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:31
Hashim Thaçi, Angela Merkel dhe Aleksander Vuçiq

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot” ka folë për takimin që do të mbahet në Berlin me 29 prill.

Bajraj thotë se nga ky takim do të dalin të lagur dhe të dëshpëruar presidentin Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiq.

Ai thotë se Thaçi dhe Vuçiqi do të marrin qëndrimin pa ekuivokë të kancelares gjermane Angela Merkel për mos ndryshimin e kufijve. E ky qëndrim sipas tij, është në kundërshtim të plotë planin ruso-serb dhe me akterët Thaçi –Vuçiq për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës.

Lexojeni shkrimin e plotë të veprimtarit Fatmir Bajraj:

"Ti hesht, e ke dh*** punën, Kosova s'është pronë e jotja, por e shqiptarëve, ajo ka Zot"!

N'takimin e Berlinit të 29 prillit të këtij viti të aranzhuar nga t'parët e Gjermanisë & Francës: Kancelarja Merkel & Presidenti Makron, Thaçi & Vuçiq do dalin t'lagur dhe të dëshpëruar për qëndrimin Evropian të artikuluar n'takim për proceset integruese n'BE të Ballkanit Perëndimor dhe qasjen e korrigjimit t'kufijëve Kosovë-Serbi, plan serb për ndarjen, copëtimin dhe zhbërjen e shtetësisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaqi, ka nuhat rrezikun për dështimin e planit serb, n'duartë e tij dhe t'Vuqiqit për ndarjen e Kosovës, dhe reagon n'panikë duke nënvlerësuar rëndësinë e takimit dhe qëndrimit kryesisht Gjerman dhe të Kancelarës Merkel për integritetin e pacenueshëm territorial të Republikës së Kosovës dhe nevojën imediate të dialogut të palëve të barabarta; Kosovë -Serbi!

Vuçiq & Thaçi, eksponent të hegjemonizmit serb dhe zhbërjes së shtetësisë së Kosovës, me dëshirë do parandalonin një takim të tillë Berlinit zyrtar dhe një agjendë të BE-së të artikuluar troç nga Kancelarja Merkel për Kosovën, por fatbardhësisht ; Berlini s'është Rashka as Broja, por Kryeqendra edhe piemonti i Europës perëndimore.

Thaçi & Vuçiq janë ftuar t'japin mendimin, por edhe t'marrin qëndrimin e pa ekuivokë të Kancelarës Merkel & Presidentit Makron për mos ndryshim kufijshë n'Ballkan, marrëdhënie t'relaksuara dhe respektim reciprok, gjë që bije n'kundërshtim të plotë me planin Ruso-Serb me akterët Thaçi & Vuçiq për ndarjen & copëtimin e Kosovës.

Berlin zyrtar, alias qëndrimi konsistent i Kancelarës Merkel, i nxjerrë nga dora dhe i djegë atun (adutin) kryesor të "mbijetesës" dhe ruajtjen e lëkurës së "gjarprit" n'liri, duke sakrifikuar atdheun e shqiptarëve, Kosovën e çliruar me ndihmën e miqve tanë n'krye me SHBA-të dhe sakrificën e brezave ndër shekuj, për Kosovën shtet sovran dhe t'pavarur...

Thaçi & Vuçiq, lexojnë e interpretojnë letrën e Presidentit Amerikan sipas interpretimit vetanak dhe dëshirës n'sherbim të planit anti-Kosovë, kjo shihet e dihet botërisht...

Thaçi & Vuçiq do parapëlqenin Putinin e Boltonin n'vend të Kancelarës Merkel dhe Presidentit Makron, por hilet dhe tradhtia, kanue këmbët e shkurta sikurse jetëgjatësinë.

Funksioni & roli i Presidentit Thaçi bazuar dhe i sanksionuar n'Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është prezantues dhe afirmativ i vullnetit të Sovranit dhe përfaqësuesve të Tij legjitim (Kuvendi i Kosovës), dhe assesi rol që krijon pozicion dhe të tjerët i nënshtrohen vullnetit të Tij, por Thaçi duke anashkaluar dhe shkelë Kushtetutën, si krye-kapës i shtetit, bënë lojën e armikut dhe mbronë interesin e armiqve tanë shekullor.

Thaçi duhet të ndalohet, meqë ai s'do të ndalët...

PAN-i, si artificie e Tij, s'di, s'do dhe s'mund t'a ndal padronin.

T'a zhveshim, dekonspirojmë dhe neutralizojmë Hashim Thaçin president, n'duarë dhe n'sherbim të armikut tonë shekullor serbo-sllavo-ortodoks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat