Haradinaj: Luftën e Koshares e bën të vecantë rënia e Sali Çekajt

Aktuale

Haradinaj: Luftën e Koshares e bën të vecantë rënia e Sali Çekajt

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:03
Ramush Haradinaj

Në ditën e Veteranëve të Koshares, dhe rënies së heroit Sali Çekaj, është mbajtur akademi përkujtimore. Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se rënia e Sali Çekajt e bën të veçantë luftën e Koshares.

“Jemi bashkuar për të kujtuar veteranët, por jo vetëm. Kemi fol në disa raste për Epopenë se bëhet fjalë për shumë orë dhe ditë lufte. Kurrë nuk është tepër me thënë se fillimi i luftës frontale, është një kthesë e madhe. Është edhe dita e sotme është vet  Sali Çekaj që e bënë të veçantë luftën e Koshares. E filloi luftën me dije dhe me pikëpamjet e tij intelektuale. Është heroi ynë që e kujtojmë. I ka kaluar të gjitha këto sfida, me nder dhe dinjitet. Shpreh respekton më të madh për Sali Çekajn dhe për të gjithë të tjerët", tha Haradinaj.

Agron Jusufi në  emër të Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’ tha se Sali Çekaj ishte njeriu që i  udhëzonte, drejtonte dhe qortonte kur ishin gabim.

“20 vite nga rënia e tij ne shprehim nderime për veprimtarinë e tij. Secila pjesë e personalitetit të tij ka qenë e veçantë. Saliu është figurë e madhe e kombit. Saliu na fton të jetojmë një jetë të devotshme. Ai ishte njeri i aftë, nuk ishte i gjatë në fjalimet e tij. Problemet që i kemi si shoqëri nuk u krijuan për një ditë, por që nga paslufta. Nuk guxojmë t’ia  lejojmë vetës që jemi mirë, dhe që na ndihmojnë të tjerët", u shpreh Jusufi.     

I biri i heroit Hysni Çekaj tha se për familjen e tyre 19 prilli është ditë mërzie.

Ai në këtë akademi ka shtruar pyetjen nëse janë duke shkuar në rrugën e atyre që ranë për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat