Shërbimet ruse në Kosovë po përgatitin terrenin për ndërhyrje të njësive speciale ushtarake ruse - Bota Sot
Shërbimet ruse në Kosovë po përgatitin terrenin për ndërhyrje të njësive speciale ushtarake ruse

Aktuale

Shërbimet ruse në Kosovë po përgatitin terrenin për ndërhyrje të njësive speciale ushtarake ruse

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:21
Ilustrim

Qysh vitin e kaluar, Rusia kishte dërguar ekipet e saj të inteligjencës, të cilët do ta përgatisin terrenin por edhe do ta vlerësojnë sigurinë dhe rrezikun për anëtarët e ekspeditave të mëvonshme ushtarake.

Pak para vitit të ri, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka paralajmëruar luftë intensive në Evropë, përmes shërbimeve të inteligjencës në teren, me qëllimin që të parandaloj krijimin e celulave terroriste në Evropë, të cilat mund të kryejnë sulme dhe në Rusi. Dhe sipas raporteve të fundit të portalit serb ‘Balkanskevesti.info’, Moska më së largu deri në fund të vitit do të dërgoj në Kosovë njësi ushtarake.

Sipas disa burimeve, Rusia tashmë një kohë po planifikon që sipas shembullit të Sirisë, të filloj edhe operacionet ushtarake në Evropë, me qëllim të shkatërrimit të grupeve islamiste, sidomos në Ballkan.

Dhe thuhet se Rusia po pret kohën më të mirë për këtë dhe ndërhyrjet e njësisë speciale të policisë së Kosovës, ROSU në veri, ku ishte arrestuar një funksionar i lartë serb (Marko Gjuriq), janë një bazë e mirë.

Sipas këtij portali, i cili është bazuar në informatat e disa burimeve të besueshme, Rusia do të dërgoj njësitë speciale kundër terrorizmit në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë dhe për këtë janë duke u zhvilluar edhe bisedime mes Putin dhe Aleksandar Vuçiç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...