Limaj përkujton heroin Sali Çekaj

Aktuale

Limaj përkujton heroin Sali Çekaj

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:17
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies se Sali Çekajt.

Limaj ka thënë se ai ishe atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri ka shkruar në Facebook se vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij.

Postimi i plotë i Limajt:

Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë dhe nderojmë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit dhe një nga heronjtë e betejës së Koshares, Sali Çekaj. Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij. Ndonëse po bëhen 20 vjet nga rënia e gjeneral Çekajt, kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Kombit! FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat