Problemi i Kosovës mund të zgjidhet përjetësisht vetëm me marrëveshjen historike mes dy popujve

Aktuale

Problemi i Kosovës mund të zgjidhet përjetësisht vetëm me marrëveshjen historike mes dy popujve

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:44
Ilustrim

Në një intervistë për agjencionin gjerman ZDF, analisti dhe politologu serbe Miroslav Samarxhiq ka thënë se „përderisa serbët dhe shqiptarët rrahën, do të plaçkiten nga të huajt. Kosova është çështja politike themelore në Serbi, kjo jo vetëm për faktin e koncentrimit të interesave të fuqive të mëdha, por edhe për faktin se në pjesën më të madhe të territorit edhe më tutje jetojnë banorët serbë, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka përkujtuar se “Kosova për Serbinë ka rëndësi të madhe kulturore edhe religjioze dhe për atë shkak secili akter politik duhet ta ketë në mendje si do të zgjidh nyjën e Kosovës.

“Problemi i Kosovës mundet përfundimisht të zgjidhet vetëm në bazë të marrëveshje historike mes dy popujve, pa ndërmjetësimin e fuqive të mëdha. Secila zgjidhje që do të imponohet nga BE dhe ShBA do të jetë e keqe për serbët dhe shqiptarët. Përderisa ata ‘rrahën’ mes veti, pamëshirshëm do të plaçkiten nga kompanitë e huaja, pronarët e së cilave janë ata që dizajnon zgjidhjet. Historia tregon se lufta e përbashkët është e mundshme” – tha Miroslav Samarxhiq.

Në një tekst autorial „E majta dhe Kosova“, në të cilën shqyrton propozimet që ka e majta në lidhje me çështjen e Kosovës, Samarxhiq thekson se në lidhje me çështjen e Kosovës nacionalistët dhe neo-liberalët kanë platforma të qarta.

“Të parët kanë ngrirë konfliktin, të dytët mendojnë se normalizimi i raporteve të Serbisë dhe Kosovën është e domosdoshme pasi do të përshpejtonte euro-integrimin dhe zhvillimin e Serbisë. Ata janë për anëtarësim të Serbisë në NATO, ndonëse këtë nuk e thonë” thotë Samarxhiq.

Sipas tij “ Modernizimin ata e kuptojnë në çelësin, për privatizimin e mëtutjeshëm dhe vendosjen e të drejtës së konsensusit të Uashingtonit. Qasjen e dytë e ndan edhe Aleksandar Vuçiq, ndonëse synimet e tij i fsheh në retorikën nacionaliste dhe në raportet e mira me Putinin dhe Rusinë. Prandaj është detyrë e së majtës që të propozoj konceptin e saj të mbrojtjes së interesave shtetërore edhe kombëtare që mundësojnë bashkëpunim të ardhshëm. Detyra e së majtës është që të homogjenizohen forcat politike Brenda kombit, që të jap përgjigjen e saj në pyetje, kush jemi ne dhe identitetin tonë ta themelojmë në traditat kombëtare” – tha Samarxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat