Dy muaj pasi u bë ministre, Dijana Ziviq blen telefon gati 1000 euro

Aktuale

Dy muaj pasi u bë ministre, Dijana Ziviq blen telefon gati 1000 euro

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:37
Dijana Ziviq dhe Ramush Haradinaj

Në fund të muajit shkurt, në postin e ministres së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Dijana Ziviq.

Dy muaj pasi mori udhëheqjen e kësaj ministrie, Ziviq ka blerë për vete një telefon mobil.

Në kontratën e publikuar nuk bëhet e ditur lloji i telefonit që është blerë, veç se çmimi i tij.

Telefoni i ministres do i kushtojë Buxhetit të Kosovës 950 euro.

Për furnizim me telefon, në tenderin e hapur janë paraqitur tre ofertues, prej të cilëve vlera më e lartë ka qenë 980 euro kurse më e ulëta 940.

Blerjen e këtij telefoni, ministrja Ziviq e ka bërë nga “N.P Mobi GEGA”.

Kujtojmë se Dijana Ziviq ka marrë postin së Ministrisë së Bujqësisë pas shkarkimit të Nenad Rikalos.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat