Qytetari i drejtohet Milaim Zekës: A ju vjen marre more?

Aktuale

Qytetari i drejtohet Milaim Zekës: A ju vjen marre more?

Nga: N.H Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:41
Milaim Zeka

Asfaltimi i rrugëve me cilësi të dobët është një shqetësimin që qytetarët e Kosovës në vazhdimësi po ballafaqohen.

Se cilësia është e dobët, një rast të tillë e ka paraqitur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përcjell “Bota sot”.

Zeka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paraqitur disa fotografi, ku shihet se në disa pjesë të Gllogjanit, në rrugët e këtij fshati ka filluar që të dal edhe bari.

Me këtë rast, një qytetar edhe i është drejtuar deputetit Zeka se, "A ju vjen marre more? Para pesë muajsh u shtru ky asfalt”.

“Pamje nga rrugët e fsh. Gllogjan. Po me pyet një qytetar: A ju vjen marre more? Para pesë muajsh u shtru ky asfalt, shikojeni sot?!!!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e tij në Facebook.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat