Flasin Policia: Kjo është arsyeja pse disa autobusë i lamë të shkojnë në Serbi e të tjerët jo - Bota Sot
Flasin Policia: Kjo është arsyeja pse disa autobusë i lamë të shkojnë në Serbi e të tjerët jo

Aktuale

Flasin Policia: Kjo është arsyeja pse disa autobusë i lamë të shkojnë në Serbi e të tjerët jo

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbi 70 autobusë me serbë të Kosovës janë nisur drejt Serbisë mëngjesin e sotëm. Shumica nga ta janë lejuar ta kalojnë kufirin e disa edhe janë kthyer mbrapsht. Nuk dihet numri i saktë se sa nuk u lejuan nga autoritetet kosovare të hyjnë në Serbi, por sipas mediave të Vucicit janë rreth 8 autobusë.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth këtij organizimi që serbët u nisën për ta përkrahur Aleksandër Vucicin.

Policia e Kosovës thotë se autobusët që nuk i kanë pasur dokumentacionet e nevojshme  nuk janë lejuar ta kalojnë kufirin.

“Policia e Kosovës, bazuar në procedurat e parapara ligjore për qarkullim dhe kalim të kufirit, i ka lejuar të gjitha automjetet dhe autobusët transportues të cilët kanë plotësuar kushtet/kriteret dhe dokumentacionet e nevojshme, të kalojnë nga Kosova drejt Serbisë, pa asnjë pengesë. Mirëpo në disa raste, disa autobusëve transportues të cilët për shkak te parregullsive, mosplotësimit të kushteve/kritereve dhe dokumentacioneve të nevojshme, iu është refuzuar kalimi/dalja. Vlen të potencohet se të gjithë udhëtarët/qytetarët te cilët kanë qene në autobusët të cilëve iu është refuzuar dalja për arsyet zyrtare te potencuara, janë njoftuar se te njëjtit mund të vazhdojnë/kalojnë kufirin pa probleme”, tha Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga Anamorava janë nisur 24 autobusë me udhëtarë.

“Mund të na kthejnë, mund të na ndalojnë shkuarjen atje, por një gje duhet ta dinë se nuk mund të na ndalin ta duamë Serbinë dhe Presidentin tonë”, thuhet ndër të tjerash në mediat e Beogradit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...