Haradinaj: Puna e atdheut nuk është kryer ende

Aktuale

Haradinaj: Puna e atdheut nuk është kryer ende

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:31
Ramush Haradinaj

Në 20 vjetorin e themelimit të Batalionit Atlantiku, në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore në të cilën kanë marr presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Presidenti Hashim Thaçi tha me këtë rast se ardhja e tyre këto ditë në Kosovë është nder , krenari dhe fuqizim për vendin.

“Është edhe mesazh që dërgohet edhe për respektimin e së kaluarës sonë  të përbashkët, edhe të thellimit dhe kujdesjes  për raportet miqësore, speciale të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Iu jemi gjithmonë mirënjohës juve dhe familjeve tuaja. Vlera e luftës na bashkon, përtej çdo partie e ideologjie", tha presidenti.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se ende kanë nevojë për mbështetjen e tyre.     

"Kur flitet per luftën e Kosovës edhe batalioni Atlantiku e ka historinë e tij dhe krenarinë e tij. Kur e folim historinë e Kosovës, është e dhimbshme dhe martire. Ajo që është me rëndësi ta vërtetojmë është se ka zënë vend e drejta e shqiptarëve, edhe sakrifica juaj. Serbia sot po provon të mohojë krimin që ka bërë,  po provon me ndryshu  të vërtetën, me u paraqit viktimë. Si atëherë edhe sot ju jeni të nevojshëm për atdheun. Çdo vlerë e popullit tonë na është marrë. Gjysma e popullit në Kosovë është përzëne e gjysma është detyru me jetu në torturë, duhet t’ua  tregojmë botës këtë. Kemi me qenë çdo herë bashkë mos me leju dikush me tjetërsu të drejtën tonë e sakrificën tonë. Kërkoj ndihmën tuaj të jemi bashkë, sepse puna e atdheut tonë nuk është kryer ende", tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat