Ministrja serbe blen telefon rreth 1000 euro menjëherë pas emërimit

Aktuale

Ministrja serbe blen telefon rreth 1000 euro menjëherë pas emërimit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:40
Zhiviq dhe Haradinaj

Në fund të muajit shkurt, në postin e ministres së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Dijana Zhiviq.

Dy muaj pasi mori udhëheqjen e kësaj ministrie, Zhiviq ka blerë për vete një telefon mobil.

Në kontratën e publikuar nuk bëhet e ditur lloji i telefonit që është blerë, veç se çmimi i tij.

Për furnizim me telefon, në tenderin e hapur janë paraqitur tre ofertues, prej të cilëve vlera më e lartë ka qenë 980 euro kurse më e ulëta 940.

Blerjen e këtij telefoni, ministrja Ziviq e ka bërë nga “N.P Mobi GEGA”.

Dijana Ziviq e Partisë Liberale Serbe e ka marrë postin së Ministrisë së Bujqësisë pas shkarkimit të Nenad Rikalos të Listës Srpska.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat