Reagon Stacioni i Autobusëve: Drejtori Luan Hoti nuk është arrestuar

Aktuale

Reagon Stacioni i Autobusëve: Drejtori Luan Hoti nuk është arrestuar

Më: 19 prill 2019 Në ora: 20:58
Stacioni i Autobusëve

Menaxhmenti i Stacionit të Autobusave në Prishtinë e demanton lajmin e publikuar në media se sot pasdite është arrestuar drejtori i SAP, Luan Hoti.

“Ky është lajm i rremë dhe nuk është e vërtetë se drejtori është arrestuar”.

“Menaxhmenti kërkon nga portalet që mos të bazohen në trillime të tilla”.

“Po ashtu gjatë ditëve në vijim Stacioni i Autobusëve do t’i drejtohet Këshillit të Mediave të Shkruava për të raportuar për këtë shpifje pasi që në asnjë formë nuk është bërë asnjë komunikim me zyrtarët përgjegjës të stacionit për të marrë qëndrimin zyrtar nëse ka ndodhur diçka e tillë”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të SAP.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat