Vuçiq qytetarëve: Pa juve kaq shumë, nuk do mund të mbroja Kosovën para askujt

Aktuale

Vuçiq qytetarëve: Pa juve kaq shumë, nuk do mund të mbroja Kosovën para askujt

Nga: F.B Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:13
Aleksandar Vuçiq

Emisarë nga e gjithë bota vijnë në Beograd të më thonë – bëj diçka për shqiptarët, sillu mirë me ata që të heqin taksat, ndërsa përgjigja ime është nuk do bëjmë asgjë, ka thënë Vuçiq në tubimin në Beograd, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Prishtina duhet të heq taksat që të bisedohet ka thënë presidenti Vuçiq :"Përgjigja ime, përgjigja jonë përgjigja e Serbisë unike ndonëse nuk do të jetë lehtë është – nuk duam asgjë të bëjmë. Kemi bërë shumë, rendi është që të silleni si të civilizuar dhe normal ", tha ai.

Vuçiq tha se nuk është normale në shekullin 21 të vendosen taksa, nuk mund të kërcënojnë, të bëjnë presion, Serbia ka thënë hiqeni taksën bisedojmë.

" Ne të bëjmë lëshime të thoni se Serbia u mund, humbi..përgjigja jonë është e qartë ", tha presidenti i Serbisë.

Sipas tij ka vetëm një gjë që është më keq të humbësh se kokën, e cila është më e shtrenjtë fytyra dhe këtë nuk duhet ta harrojnë as perëndimi as shqiptarët.

"Fytyra është gjëja më e shtrenjtë në botë, mos tentoni kurrë që Serbinë ta njollosni ", tha Vuçiq.

Ai njoftoi se 7 mijë e 500 vetë kanë udhëtuar nga Kosova në këtë tubim, ndonëse dhjetë autobusë nuk janë lejuar të kalojnë kalimin administrativ.

Kur ka parë kaq shumë njerëz nga Kosova u shpreh ai, kjo e ka gëzuar sepse kjo peshë është me e rënda që dikujt mund të i vendoset.

"E di përgjegjësinë time dhe brengën për njerëzit në Kosovë. Nuk do ta kemi lehtë dhe edhe njëherë faleminderit në këtë numër, pa juve kaq shumë, nuk do mund të dilja para Si, Merkel, Putin e Makron në ditët e ardhshme ", tha Vuçiq.

Ai përkujtoi se Beogradi kërkon kompromis me shqiptarët, por shumë në botë nuk e kanë kuptuar sa ishim të gatshëm për kompromis me shqiptarët dhe shikonin si të poshtërojnë Serbinë.

Beogradi ka përmbushur të gjitha obligimet nga marrëveshja në Bruksel ndërsa Prishtina asnjë , as asociacionin e komunave serbe.

"Kur kemi biseduar i kemi lutur dhe tërhequr vërejtjen që mos të formojnë ushtrinë, që nuk është as sipas kushtetutës, edhe vetë sekretari gjeneral i NATO-së ka tërhequr vërejtjen, por ata e formuan. Kur i lutem mos të shkojnë më tutje ata vendosen taksa dhe deshën ekonomikisht të na shkatërrojnë si serbë. Kam lutur Brukselin qe 6 muaj, që mos të sjellin platformën thoshin se nuk vjen në rend dite, ndërsa ajo u votua ", konstatoi Vuçiq.

Obligimi im si president është të ruaj paqen dhe stabilitetin. " Ne serbët ndoshta kemi bërë më së shumti lufta në shekullin 20, por dua që në shekullin 21 mos të kemi asnjë, të flasim për trimat e Koshares dhe luftërave tjera, po mos të kemi heronj tjerë, që heroj të jenë eksportuesit e softverve, të përmirësojmë politikën dhe të ecim në hap me botën, të jemi më të mirë se tjerët ", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat