“Këta janë themeluesit e FARK-ut”

Aktuale

“Këta janë themeluesit e FARK-ut”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:46
Fadil Demiri

Ish-oficer ushtarak Fadil Demiri, ekskluzivisht për emisionin “Blic Interview” ka bërë të ditur emrat e drejtuesve të FARK-ut.

Demiri, u shpreh se në krye të FARK-ut ka qenë Tomë Bërisha, ndërsa për rreth tij kanë vepruar edhe Naim Maloku, Fehmi Agani, Xhafer Jashari dhe Tomë Marku.

28 vite pas themelimit të FARK-ut, Demiri deklaron se kjo ishte bërë e mundur me inicim të Fehmi Aganit, por mohon se është në dijeni se ky veprim kishte ardhur në koordinim me ish-themeluesi I LDK-së, Ibrahim Rugova.

“Inicimi ka qenë përmes Fehmi Agani, tani sa ka qenë me Ibrahim Rugovën I koordinuar unë nuk e di, por me kalimin e kohës LDK-ja largohej. Ne e kemi formuar pesë ditë pas formimit të LDK-së në Lubjan dhe kemi marrë pjesë në zgjedhje si Lidhje Demokratike. Por me kalimin e kohës LDK-ja deklarativizht ka rritur presionin ndaj njerëzve që janë përgatitur për me lufut, pasi që kanë qenë koha ideologjike, se a dojmë me u përgatit për luftë apo s’dojmë me luftu hiq”, tha Demiri, në emisionin “Blic Interview”.

Ai tutje shtoi se njerëzit që ishin pjesë e FARK-ut e kishin ndarë mendjen për të bërë luftë me Serbinë, duke mos parë mundësi tjetër të dialogimit me ta.

“Rrethi im kemi qenë të mendimit se do të luftojmë, se rrugë tjetër me u marrë vesh me Serbinë nuk ka pasur”, u shpreh ish-oficieri ushtarak.

Në kohën e shpërbërjes sipas Demirit, FARK-u kishte për udhëheqës Fehmi Aganin, Xhafer Jasharin dhe Tomë Markun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat