Ish-oficeri ushtarak i UÇK-së: Në asnjë dokument nuk e kam parë FARK-un

Aktuale

Ish-oficeri ushtarak i UÇK-së: Në asnjë dokument nuk e kam parë FARK-un

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:07
Fadil Demiri

Njëri nga protagonistët e luftës së fundit në Kosovë, Fadil Demiri , ka folur për FARK-un, UÇK-në dhe Betejën e Koshares.

Ai ka dhënë një deklaratë tepër interesante për çështjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

“Formalisht, në asnjë dokument nuk e kam parë të shkruar FARK-un. Madje, as në Ministrinë e Mbrojtjes së drejtuar nga ana e Ahmet Krasniqit”, tha ai.

Bislim Zyrapi është njeriu i cili ka bërë më së shumti në ristrukturimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mendoj që njeriu i cili ka kontribuar më së shumti në ristrukturimin e UCK-së është Bislip Zyrapi me grupin e tij”, tha Fadil Demiri.

Pas tij, ka shtuar ai, ka ardhur Naim Maloku me grupin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat