Ahmeti: Ani çka nëse Glauku ka qenë në SHIK

Aktuale

Ahmeti: Ani çka nëse Glauku ka qenë në SHIK

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:27
Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD’së Shpend Ahmeti nuk e sheh si problem të kaluarën e mundshme të Glauk Konjufcës në SHIK. Thotë se me ish-kolegun e tij partiak është zhgënjyer së fundi, kur Konjufca, sipas tij është shndërruar në zëdhënës të VV’së kundër PSD’së.

I pari i Prishtinës nuk mendon se duhet të vazhdojë debati për SHIK’un në mes të zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe PSD’së.

“Kjo është kundërsulm për atë që i ka thënë Molliqaj-Glaukut për të cilin unë mendoj se nuk është hiq debat interesant. Çka nëse paska qenë Glauku në SHIK?”, tha Ahmeti.

“Për më të këqijat e thëna për PSD’në, Glauku është bërë zëdhënës. Albini e qet atë për me thanë se ky është më i besueshëm, edhe si i besueshëm i besojnë njerëzit kur ai flet diçka për PSD’në, dhe ai (Konjufca) ka hy në këtë valle. S’kanë pasur nevojë. E njohim Glaukun krejt. Jam dëshpëruar prej Glaukut. S’jam dëshpëruar se ka qenë në SHIK në vitin 2000. 19 vjet i ka pasë, ka mujt edhe me u angazhu. Nuk më doket që është aq me rëndësi. Me rëndësi është me u hetu SHIK’u’, tha Ahmeti në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

“S’ka pasë nevojë me u shndërrua në zëdhënës kundër PSD’së. Ai ka qenë i afërt me Aida Dërgutin e Molliqajn”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat