Media gjermane: Merkel godet planet e Macronit, Trumpit dhe Putinit mbi Kosovën

Aktuale

Media gjermane: Merkel godet planet e Macronit, Trumpit dhe Putinit mbi Kosovën

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:53
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Në 29 prill mbahet Samiti i Ballkanit në Berlin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron pritet të diskutojnë nëse “shkëmbimi i territoreve është i mundshëm edhe në shekullin e 21?”. Në konferencë do marrim pjesë edhe presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq. Përndryshe, Merkel është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës, kurse shejfa e politikës së jashtme të BE, Frederica Mogherini është për, shkruan fillimisht media e njohur gjermane tagesspiegel.de.

Me konferencën e 29 prillit Gjermania tregon se ajo akoma ka peshë në politikat e Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, ka thashetheme se Macron, presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin vetë kishin marrë në duart e veta fatet e rajonit që tenton drejt BE, por në të njëjtën kohë ka ndikim nga Rusia, Turqia dhe Kina.

Kundër ndarjes së Kosovës është edhe përfaqësuesi i unionit qeveritar gjerman CDU/CSU, Johann Wadephul. Ai përveç që kritikon Mogherinin, thekson se ndarja e Kosovës “nuk jep asnjë garanci për jo-stabilitete të tjera në rajon, deri në konflikte të armatosura etnike.”

I hapur është pozicioni i Macron-it

Ashtu siç keni pasur mundësi të lexoni më parë në foldrejt.com, në Francë kishte pasur simpati për vija të reja kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu deklaroi në shtator edhe ish ministri i jashtëm Bernard Kouchner, kur tha se kjo është një “zgjidhje e mirë”.

Eksperti ballkanik Dusan Reljic thotë se “nuk ka konvergjencë, por divergjencë të rritur mes BE dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.”/Foldrejt.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat