Kthehen në Kosovë disa familje që kishin mbetur të ngujuar në Siri, policia rrethon aeroportin

Aktuale

Kthehen në Kosovë disa familje që kishin mbetur të ngujuar në Siri, policia rrethon aeroportin

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sonte pritet të mbërrijnë në Kosovë gra e fëmijë nga Siria. 

Ky grup i grave dhe fëmijëve kosovarë janë familjarë të ish-pjesëtarëve kosovarë të Shtetit Islamik.

E për këtë është mobilizuar edhe Policia e Kosovës.

Forca të shumta të Policisë janë parë sonte në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Indeksonline.

Raportohet se në Aeroport gjendet edhe Njësia Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat