Ja ku pritet të dërgohen familjet e kthyera nga Siria

Aktuale

Ja ku pritet të dërgohen familjet e kthyera nga Siria

Më: 20 prill 2019 Në ora: 00:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa familje që kishin mbetur të ngujuara në Siri para pak çastesh janë kthyer në Kosovë.

Ata kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, më saktësisht në zonën VIP.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë qenë prezente për tu kujdesur për ta gjatë arritjes si dhe gjatë largimit nga aeroporti.

Media mëson se ata do të dërgohen në Qendrën e Azil-Kërkuesve në Vranidoll.

Një ditë më parë media ka raportuar për praninë e madhe të forcave të Njësisë Speciale, të cilat janë parë në Vranidoll, në dalje të Prishtinës- qendër kjo e cila tani është mbushur nga forcat e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat