Shtetasit e Kosovës kthehen nga vatra e luftës, flet Ministri i Drejtësisë

Aktuale

Shtetasit e Kosovës kthehen nga vatra e luftës, flet Ministri i Drejtësisë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 07:35
Abelard Tahiri

Disa kosovarë, që kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri, janë kthyer të premten mbrëma në Kosovë.

Lajmin e konfirmoi për gazetarët ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, por pa dhënë detaje se sa është numri i tyre.

Tahiri, i cili foli nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tha se hollësitë do të publikohen paraditen e së shtunës.

“Operacioni i planifikuar për kthimin e disa qytetarëve tonë nga Siria tashmë ka përfunduar me sukses dhe çdo detaj tjetër do të merrni nesër në një konferencë në orën 10”, tha Tahiri.

Në Aerportin “Adem Jashari” janë vërejtur forca të shtuara të policisë, ambulanca dhe mjete të tjera transportuese.

Javë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i marrin dhe gjykojnë luftëtarët e Shtetit Islamik.

Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik.

Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë kanë vazhduar të mbeten në atë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat