Liri Loshi godet politikanët: Keni punësuar dikë vetëm për të ngasur makinën zyrtare deri tek një skutë mali për të bërë seks - Bota Sot
Liri Loshi godet politikanët: Keni punësuar dikë vetëm për të ngasur makinën zyrtare deri tek një skutë mali për të bërë seks

Aktuale

Liri Loshi godet politikanët: Keni punësuar dikë vetëm për të ngasur makinën zyrtare deri tek një skutë mali për të bërë seks

Nga: H.O. Më: 20 prill 2019 Në ora: 07:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës po ikin nga vendi shkaku i politikanëve që po keqpërdorin pozitat  veta.

Ai shkruan madje se ata po ikin sikur në kohën e kriminelit serb Millosheviq. Derisa ata kishin premtuar 200 mijë vende pune dhe nuk siguruan asnjë, përveq familjarëve të tyre.

Ai thotë madje ‘se puna e vetme e dikujt nga të punësuarit tuaj ka qenë ngasja e makinës zyrtare deri tek një skutë mali për të bërë seks’.

Postimi i plotë:

Ashtu sikurse ju ikët nga Millosheviqi në Evropë, tash të rinjtë po ikin nga ju! Dhe ju mendoni se po i sherbeni atdheut duke u marrë me politikë?! A nuk e

ndieni fare peshën e fajit që keni për këto njëzet vite?! A nuk ju vie fare keq prej atyre që ua kanë dhënë votën në bazë të premtimeve tuaja absurde?! Ju keni premtuar se do të krijonit 200 mijë vende pune dhe nuk e keni krijuar asnjë. I keni punësuar vetëm familjarët dhe militantët tuaj duke krijuar vende artificale të punës që s’kanë përshkrime të qarta, por vetëm sa për të marrë rroga mujore. Nuk është qudi të mësojmë se puna e vetme e dikujt nga të punësuarit tuaj ka qenë ngasja e makinës zyrtare deri tek një skutë mali për të bërë seks!

Kur u kthyet nga Evrope në Kosovë për ta luftuar Millosheviqin, a ju ka shkuar mendja se një ditë do të bëheshit të urrejtur si ai për popullin tuaj?! Dhe, nëse jeni të urrejtur si Millosheviqi, duhet ta kuptoni se jeni shumë më të kqinj se ai, sepse shqiptarët që e urrenin Millosheviqin, për të ishin një popull i huaj, kurse për juve, këta që po ju urrejnë, pra shqiptarët, janë populli juaj! Millosheviqin kurrë nuk e ka urrejtur as nuk e urren populli i tij aq keq sa po ju urren juve rinia dhe populli juaj. Nëse është një tribunal special para të cilit ju vërtet duhet të dridheni, ai është tribunali i popullit tuaj. Ai gjyq nuk është larg të ndodh dhe nuk do të pushojë pa iu futë në birucë të gjithëve, një nga një. Nëse këtë nuk e bën Albin Kurti, një Albin tjetër do ta bëjë. Dhe, ju garantoj se unë bashkë me një armatë të tërë patriotësh, kam për ta ndihmuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...