Gjukanoviq për Kosovën: Kundër korrektimit të kufijve, ndoshta e dini nuk jam naiv

Aktuale

Gjukanoviq për Kosovën: Kundër korrektimit të kufijve, ndoshta e dini nuk jam naiv

Nga: F.B Më: 20 prill 2019 Në ora: 09:47
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq është kundër korrektimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kundërshton jo se dyshon në aftësinë e “dy liderëve të "Prishtinës dhe Beogradit” që të realizojnë atë, por se nuk ka garanci se kjo nuk vazhdon në vendet tjera të Ballkanit dhe Evropë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në intervistë për  BBC ai ka thënë se me korrektim apo hiqet dorë nga shoqëria shumë etnike në Ballkan dhe po kthehemi në vitet 90-të të luftës që kishin ide shteteve religjioze etnike të mëdha “Serbia, Kroaci, Shqipëria e Madhe”.

"Kush mund të na bind se korrektimit I kufijve nuk është hap në atë drejtim, duhet mirë të mendojmë këtë dhe mos të bëjmë hapa të gabuar dhe të nxisim efekt domino", theksoi Gjukanoviq.

Lidhur me ftohjen e raporteve të Malit të Zi me Serbinë dhe nga çka është shkaktuar ajo, ai tha se ka pasur sulme mediale ndaj kreut në vendin  tij edhe për shkak të mbështetjes së vendit tonë ndaj Kosovës.

“Ndoshta e dini nuk jam naiv, mirëpo duhet shikuar proceset që ndodhin , vazhdimisht jam mbrojtur edhe mbrohem nga sulmet, por pala tjetër u dashtë të tregoj pse është gjendja kështu dhe a ka të bëjë kjo me procesin e bisedimeve me Kosovën” tha Gjukanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat