"LDK e Vetëvendosje të bashkohen për t'i dhënë një grushtë të fortë klaneve që kanë zaptuar Kosovën"

Aktuale

"LDK e Vetëvendosje të bashkohen për t'i dhënë një grushtë të fortë klaneve që kanë zaptuar Kosovën"

H.O. Nga H.O. Më 20 prill 2019 Në ora: 10:14
Albin Kurti, Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje e ka parë si zgjidhje një koalicion parazgjedhor me LDK-në, nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu kanë deklaruar disa zyrtarë të kësaj partie, derisa të tjerët nga LDK-ja thonë se është herët të flitet për koalicione.

Një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet këtyre dy partive e ka parë edhe profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj. Ai i ka dhënë edhe një pasqyrë qeverisjes së Kosovës që nga koha kur e mori klani Pronto.

Image
Profesor Binak Maxharraj

“Siç dihet që nga zgjedhjet e fundit,pas formimit te Qeverisë PAN ku kryesisht bëjnë pjesë Partitëe Krahut të luftës, të cilat që 20 vjet i kanë hypë këtij shteti, jo për ta ndërtar por më shumë për ta shkatërruar duke vjedhë, plaçëkit dhe shkatërru çdo gjë që u vije përdore dhe gjithë këtë e bëjnë në emër të luftës. Gjatë gjithë kohës pati një keqqeverisje më plotë afera dhe skandale. Dhe kështu vazhdon të jetë edhe më tutje.Kurse në opozitë mbeti Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, kurse më vonë kësaj opozite për pak kohë iu bashku edhe Partia hibride PSD që u nda nga LVV nën tryesninë e PDK dhe SHIK-ut, e cila sipas marrëveshjes për ikjën nga LVV u drejtu kah Qeveria për t’i ndihmar asaj gjihtëherë kur ajo mbetet në lloq”, thekson profesor Maxharraj.

Ai duke folur për Vetëvendosjen thotë se lideri i saj, Albin Kurti ka grumbulluar rreth vetes pjesën më të shëndetshme të kombit.

“E para,Lëvizja Vetëvendosje në opozitë është njëra ndër partitë më të reja për nga formimi por edhe për nga mosha. Kjo parti të cilën e udhëhëq lideri i saj Albin Kurti ka grumbulluar rreth vetës pjesën më të re dhe më të shëndetshme të kombit. Rrugëtimi dhe rritja e saj nuk ishte nëpër kancaleritë e ndryshme. Kjo parti lindi dhe u rritë në rrugë, në demostrata dhe protesta, duke luftuar për ndërtimin e shtetit, duke e luftuar vjedhjet dhe hajnitë e partive tjera, e sidomos të PDK-së e cila përbëhet nga komandantët e vërtetë dhe komandantëve mashtrues, qëllimi i të cilëve nuk ishte ndërtimi i shtetit por plaçkitja e shtetit”, thekson ai.

Profesor Maxharraj thotë më tutje se kjo parti ka protestuar gjithëherë ndaj dëmeve të Kosovës, është sulmuar në këtë rast e madje i janë vrarë edhe aktivistët e saj.

“Protestoj kundër Presidentit të Kosovës për marrëveshjet e këqija në dëm të Kosovës për idenë e tij për ta ndarë dhe copëtuar Kosovën e cila që një vit e bëri rrëmujë Kosovën duke mos patur përkrahjen nga askush. Protestoj, për dorëzimin e tij ndaj politikave destruktive të Serbisë, protestoj për këmbimin tregtar diskriminues ndaj Kosovës, pa kurrfarë reciprociteti. Ishte e para që për te gjitha këto protestoj edhe në Parlament duke tentuar që të mos kalojnë marrëveshjet e dhembshme për Kosovën siç ishte demarkacioni me Malin e Zi dhe marrëveshjet e ndryshme. Për të gjitha këto e për shumë te tjera LVV u sulmu gjatë protestave (ju vranë dy aktivist), u përsekutuan aktivistët e saj si në kohën e okupimit serb, Albin Kurti rrëxohej për tokë nga policët tanë tu ia vu çizmen në fytyrë. Kështu u rritë LVV në “betejat e saj nëpër rrugë duke kërku respekt për shtetin e vet”. Në këtë mënyrë LVV u rritë, lëshoj shtat u bë një ndër subjektet më te fuqishme në Kosovë që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë me 32 deputet duke i lënë pas edhe disa parti më të mëdha” , thotë ai.

Më pas, profesori Binak Maxharraj ka folur edhe për LDK-në dhe qeverisjen e saj në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova. Ai thotë se LDK-ja më pas ra disa herë në kthetrat e PDK-së, e cila e shfrytëzonte për interesat e saj politike.

“E dyta,Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë është partia me e vjetër dhe më e madhja në vend. Ajo ka luajt një rol të madh në shtetndërtimin e Kosovës, e sidomos kur udhëhiqej nga Presidenti Ibrahim Rugova. Që nga vdekja e tij LDk i ka pas baticat dhe zbaticat e veta në rrugëtimin e saj. Pati qarje pas vdekjes së Rugovës. Partia u nda në dysh, që ishte thjeshtë luftë klanësh brenda partisë. Që nga atëherë LDK pati ngritjet dhe rënie të saj, e sidomos kur LDK e uzurpoi Isa Mustafa, i cili nuk bëri asgjë në demokratizimin e Partisë, por vazhdon me idetë e tij të vjetra të mbajtjes për fyti LDK, të ia zë frymën, duke i larguar kuadrot e vjetra që kanë ba shumë për këtë parti. LDK gjatë rrugëtimit të saj, ra shpeshherë nën kthetrat e PDK-së e cila e shfrytëzonte për interesat e saj në luftën për pushtet, pra hynte në bashkëqeverisje me të edhe përkundër zotimeve që ia kishte dhënë anëtarësisë dhe elektoratit të saj”, vlerëson ai.

Profesor Maxharraj thotë më tutje se që dy vite e më shumë LVV dhe LDK janë në opozitë dhe kanë shumë zikë zake në bashkëpunim dhe asnjëherë nuk po mund të gjejën gjuhën e përbashkët për tu afruar në një opozitë të fortë karshi kapjes dhe keqpërdorimit të shtetit nga PANA.

“Thonë së kanë koncepte të ndryshme, se kanë ideologji të ndryshme etj. Bile shkojnë edhe aq larg në absurditet kur LDK i kërkon LVV që të përkulet te varri i Presidentit Rugova, kurse LVV sikur ia kthen se pse LDK nuk përkulet te varri i Adem Demaqit ose refuzimi i ngurtë i LDK që të mos del se bashku me LVV në protesta e cila është rritë dhe formu nëpër protesta për tu bërë partia më e madhe në vend. LDK sikur nuk i ka në qejf protestat, ajo lakmon që ta marr pushtetin me programe(sic)si në shuplakë të dorës, duke e harruar se edhe protesat janë një formë demokratike për të hjekë të keqen nga pushteti. Më protesat janë rrëzu shumë demon si Sllobodan Millosheviq, në Rumani Nikolla Qaushevski dhe në Maqedoni Nikolla Gruevski. Pra,vetëm protestat e fuqishme demokratike e çdo ditëshme do të mund t’i jep grusht të fortë Klikës së Thaçit në pushtet. Por mbetet të shihet”, vlerëson ai më tutje.

Përfundimisht Maxharraj thotë se këtyre dy partive nuk iu mbetet tjetër vetëm se të afrohen ndërmjet veti dhe t’i japin një grusht klanëve që e kanë zaptu Kosovën që disa vite.

“LVV dhe LDK nuk kanë rrugëdalje tjetër, nuk kanë alternativë tjetër pos të ofrohën mes veti që nesër të bashkëqeverisin bash në dobi të vendit dhe për t’i dhënë grusht të fortë klaneve të matrapazçve dhe cubave të luftës që e kanë zapu Kosovën që sa vite.Kjo është e mundshme dhe kjo duhet të ndodhë për hirë të vendit që ta ndaloj të mos shkojë në shkatërrime sipër”, përfundon profesor Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat