Haradinaj: Janë rrenca ata që thonë se kemi fal Qakorr e Kullë

Aktuale

Haradinaj: Janë rrenca ata që thonë se kemi fal Qakorr e Kullë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka i ka quajtur hileqar që gënjejnë, ata që thonë se është falur Qakorri dhe Kulla.

Haradinaj këto komente i bëri në akademinë përkujtimore për dëshmorët e brigadës 136-Rugova, ku tha se duhet të krijohet një komision i përbashkët i Kosovës dhe Malit të Zi për të vendosur pikat kufitare. Ai shtoi se komisioni i Kosovës nuk guxon të vendos gurin pa e respektuar atë që ka votuar parlamenti i tij me mbi 80 vota.

Haradinaj ka paralajmëruar se nëse komisioni i përbashkët nuk pajtohet për ta vendosur pikën kufitare në Qakorr e Kullë, atëherë kjo çështje do të përfundojë në gjykatë.

Haradinaj: Janë rrenca ata që thonë se kemi fal Qakorr e Kullë

“Askush nuk ka luftuar për adresa politike, të gjithë kanë luftuar për këtë tokë të shenjët të mirja vjetëve që ka qenë shumë më e madhe por që ka mbet sa është sot. Sikur të mos luftohej nuk ish as kjo, sikur të mos luftohej me nder e pa u përqa, na  zvogëlohet edhe kjo, nuk do ta lejojmë të zvogëlohet. Janë rrenca, janë ata që tërë historinë e shqiptarëve kanë shtirë pyka që thonë se kemi fal Qakorr e Kullë, nuk është ashtu. Parlamenti i Kosovës në të njëjtën ditë me një votë, i ka votuar tri dokumente”, tha Haradinaj, duke shtuar se është marrëveshja e më hershme që ka hy borxh Kosova këtë për kufirin, pastaj një deklaratë e dy presidentëve e dy presidentëve dhe e treta është raporti i komisionit shtetëror të Kosovës që e gjen gabim në atë marrëveshje.

Ai shtoi se kush nuk e tregon këtë të drejt po bën hile. Haradinaj tha se Kosova dhe Mali i Zi duhet ta bëjnë një komision të përbashkët për ta vendosur gurin e kufirit.

Haradinaj: Pse duhet me dal me rrejt ku të munden

“Ai komision i Kosovës nuk guxon  me qit gurin pa e respektuar atë që ka votuar parlamenti i tij, mbi 80 vota, që është  deklarata për korrigjim në drejtim të Qakorrit e Kullës, që raporti i komisionit shtetëror që e gjen gabim atë marrëveshje. Kjo është e vërteta. Nëse nuk merremi vesh që duhet t’i vendosim gurin në Qakorr e Kullë me Malin e Zi, atëherë përfundojmë në gjykatë, por shkojmë të ndërtuar nuk shkojmë duar thatë, sepse Parlamenti i jonë ka votuar raportin e komisionit shtetëror Bulliqi, a e merreni vesh çka po iu them. Ata hilegjit janë asi që i kanë shti nerskamcat me na dobësuar nëpër shekuj, nuk duhet ta dobësosh një vëlla tëndin që po punon e po mundohet me e nxjerr një të drejt të vendit tënd, të fëmijëve të tu, për çka duhet ta dobësojmë atë, për çka duhet me shti hile, për çka duhet me dal me rrejt ka të munden, është marre, çka thonë një ditë kur të kthehet në Qakorr e Kullë, çka kanë me thënë atë ditë, a do të kërkojnë falje juve e neve, jo”, tha ai.

Haradinaj shtoi se nuk po punon për AAK-në e për t’ia rrit do vota AAK-së, PDK-së e Nismës, por për fëmijët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat