Hoti flet për kthimin e qytetarëve nga Siria: Vendimin për të pranuar ...

Aktuale

Hoti flet për kthimin e qytetarëve nga Siria: Vendimin për të pranuar ...

Nga: A.M. Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:41
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se duhet të bëhet cdo gjë të  nevojshme për integrimin e personave të kthyer nga lufta në Siri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Vendimin për të pranuar kthimin e tyre në Kosovë duhet parë si nevojë dhe obligim për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në tejkalimin e situatave të krijuara nga terrorizmi dhe radikalizmit”.

Postimi i plotë:

Institucionet tona, dhe e gjithë shoqëria, duhet të bëjnë çdo gjë të nevojshme për integrimin e personave të kthyer nga lufta në Siri, shumica e të cilëve gra e fëmijë. Si institucione nuk kemi përvojë në këtë drejtim dhe kjo do të jetë sfidë e vështirë. Na duhet përkushtim dhe angazhim i institucioneve, komunitetit dhe familjarëve, në mënyrë që integrimi i këtyre personave të jetë më i lehtë.

Vendimin për të pranuar kthimin e tyre në Kosovë duhet parë si nevojë dhe obligim për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në tejkalimin e situatave të krijuara nga terrorizmi dhe radikalizmat. Për të kthyerit, fëmijët dhe gratë në veçanti, e kemi obligim si shoqëri që të ofrojmë një ardhmëri më të mirë, paqe e prosperitet dhe vlera të dëshmuar evro-perëndimore që i aspirojmë të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat