Milaim Zeka publikon një foto të rrallë, ka disa fjalë për Nasim Haradinajn - Bota Sot
Milaim Zeka publikon një foto të rrallë, ka disa fjalë për Nasim Haradinajn

Aktuale

Milaim Zeka publikon një foto të rrallë, ka disa fjalë për Nasim Haradinajn

Nga: N.H Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:51
Milaim Zeka

Milaim Zeka, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar një foto të rrallë nga lufta e Koshares.

Zeka në këtë foto, shihet të jetë me dy mjeket e luftës, dhe njëra prej tyre është deputetja e AAK-së Time Kadriaj. Në këtë foto, shihet të jetë edhe Nasim Haradinaj.

Zeka thotë se Haradinaj nuk u vra në luftë, por luftëtar i madh ka qenë, përcjell "Bota sot".

Ndryshe, deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, gjatë ditës është përplasur me përfaqësuesin e veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinajn, për të cilin ka thënë se nuk i han leshi se çka thënë për luftën dhe Betejën e Koshares, ndërsa për Zekën ka thënë se ka përfituar me video-incizimet nga kjo luftë.

Ja shkrimi i tij:

Nje kujtim nga lufta e Koshares

E ruajsha kete foto, ku jane dy doktorreshat e nderuara, Timeja ( deputete), edhe Iliriana, Nasimi dhe ky luftetari madh qe ashte vra mbas lufte.

Nasimi nuk u vra ne lufte, po luftetar i madh ka qene.

Po du me i thane dy fjale per lokemadhen, nenen e Nasimit. Per bacin Smajl nuk po flas. Krejte shqipetaria e njohin.

Kisha shku me ba interviste Nasimin ne jugun e Suedise, per nje tv te Suedise. Ne fund te intervistes, iu drejtova Nasimit: - Valla nuk mundem me ndejte ne Suedi, kur njerezit po vriten, pi ikin, e po maltretohen. Po du me ardhe me ty ne Kosove! Nasimi mu drejtu: Hajde more, vetem shtrengoje permas. Ne kete moment nderhyri nana e Nasimit: - Milaimin mos e merr djali jem. Ky ashte djale hastreti, ju jeni boll. Kurr ne jete nuk e harroje nje nene te tille, e cila po i thoshte Nasimit qe edhe mu vra ai, mbesin te tjere...

Nasimi eshte ai qe eshte. Per dikend i mire, per dikend i keq. I mire apo i keq, ai ka qene luftetar i madhe i UÇK se!!!

Nasimi eshte pjese e Levizjes Kombetare prej vitit 1979!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...