Vjen një goditje për Haradinajn: “Ja pafshi hajrin” Çakorrit e Kullës!

Aktuale

Vjen një goditje për Haradinajn: “Ja pafshi hajrin” Çakorrit e Kullës!

Nga: N.H Më: 20 prill 2019 Në ora: 19:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të flasë se s’është humbur Çakorri e Kulla, i quan gënjeshtar kritikuesit.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj. Ai përmes një postimi  në Facebook ka pohuar se duhet të jesh i pashkolluar apo i padijshëm ta thuash, por edhe ta besosh këtë deklarim.

Gecaj thekson se Haradinaj i ka pasur Çakorrin e Kullën si kurban për të ardhur dhe më vonë për të mbetur në pushtet.

Ja shkrimi i tij:

Duhet të jesh interesgji, i pashkolluar apo i padijshëm ta thuash por edhe ta besosh këtë deklarim! Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s. Çakorrin e Kullën i keni pasur kurban për të ardhur dhe më vone për të mbetur në pushtet! “Ja pafshi hajrin”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat