Edhe Euronews shkruan për kthimin e 110 qytetarëve nga Siria

Aktuale

Edhe Euronews shkruan për kthimin e 110 qytetarëve nga Siria

Më: 20 prill 2019 Në ora: 20:12
Ky rrjet tregon për 70 burrat nga Kosova që u vranë duke luftuar së bashku me grupet militante në Lindje të Mesme.

Rrjeti i lajmeve Euronews i ka kushtuar një artikull kthimit të 110 qytetarëve nga Siria në Kosovë.

Më shumë se 300 shtetas të Kosovës kanë udhëtuar drejt Sirisë që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2012, shkruan Euronews.

Ky rrjet tregon për 70 burrat nga Kosova që u vranë duke luftuar së bashku me grupet militante në Lindje të Mesme.

“Vendet e Ballkanit tani janë duke u ballafaquar me mënyrën se si duhet t’i trajtojnë shtetasit që dëshirojnë të kthehen nga Siria”.

“Pas shpërbërjes së Shtetit Islamik, tani personat që kanë luftuar përkrah grupeve terroriste synojnë të kthehen nëpër vendet e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat