BBC shkruan për kthimin e 110 shqiptarëve nga Siria

Aktuale

BBC shkruan për kthimin e 110 shqiptarëve nga Siria

Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:26
Të kthyerit nga Siria po mbahen në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll afër Prishtinës.

Mbrëmë në orët e vona të natës janë kthyer nga  Siria në Kosovë 110 qytetarë.

Për këtë çështje ka shkruar edhe gjiganti mediatik, BBC.

“Grupi përmbante 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra që dyshohet se kanë luftuar në ISIS – të njëjtën u arrestuan. Ata u kthyen me ndihmën e ushtrisë amerikane”, thuhet në shkrim.

Image

Çështja e riatdhesimeve është bërë e dukshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtete tjera që nga rënia e ISIS-it.

“Është organizuar një operacion i rëndësishëm dhe i ndjeshëm në të cilin qeveria e Kosovës, me ndihmën e [SHBA], ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria,” tha të shtunën ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, shkruan BBC.

“Ne nuk do të ndalemi derisa t’i sjellim të gjithë në vend, dhe kushdo që ka kryer ndonjë krim ose ka qenë pjesë e këtyre organizatave terroriste do të përballet me drejtësinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat