Ilir Deda nuk e përjashton kalimin në LDK ose PSD

Aktuale

Ilir Deda nuk e përjashton kalimin në LDK ose PSD

Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:43
Vjosa Osmani, Ilir Deda

Deputeti i Alternativa-s, Ilir Deda ka folur edhe për të ardhmen e tij politike.

Deda ka thënë se strukturat e Alternativës janë takuar këto ditët e fundit dhe së shpejti do të njoftojnë opinionin për vendimet e marra.

“Kemi pasur një takim të gjatë javën e kaluar dhe në momentin që ka diçka bashkë me Mimozën do ta bëjmë publike”, tha ai në RTV Dukagjini.

I pyetur nëse do të largohet nga Alternativa dhe do t’i bashkohet ndonjërës nga partive aktuale ekzistuese, Deda nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Është spekuluar shumë se jam afruar shumë me PSD-në. Me LDK-në kam afërsi politike dhe nuk ka nevojë mu spekulu…Kur të vijë momenti do të dalim para opinionit publik dhe do t’u komunikojmë vendimet e marra”, tha ndër të tjera Ilir Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat